Presidentja Vjosa Osmani ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, lidhur me rastin e arrestimit të ish policit të Njësië Speciale të Kosovës në Serbi, ndaj të cilit është caktuar 1 muaj paraburgim, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
Ajo ka thënë se Osmani po ashtu ka qenë po ashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së.
“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë po ashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, tha Kupina për Gazeta Blic.
Ndryshe,
Kurti pyetet për arrestimin e ish-policit të Kosovës nga Serbia, largohet pa thënë asnjë fjalë


