Lajme

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, edhe dy muaj paraburgim për prindërit

04/16/2026 20:17
nga:Y I

U është zgjatur edhe për dy muaj paraburgimi prindërve të 5-vjeçarit në Lipjan.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Fëmija u lirua gjatë ditës së djeshme nga spitali në gjendje stabile, gjë të cilën e konfirmoi zëdhënësja e QKUK-së Mirlinda Qyqalla.

Ngjarja e vogëlushit nxiti reagime të mëdha në opnion për shkak të trajtimit jo të duhur nga ana e prindërve.