Lajme

Rasti i 13-vjeçares, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për dhunim në Prizren

03/22/2024 16:03
nga:Y I

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj dy të dyshuarve – D.D., 20 vjeç dhe P.B., 19 vjeç, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale dhunim.

Siç bëhet e ditur përmes komunikatës, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit veç e veç e kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtje së seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë dhe dëgjimit të pohimeve të palëve, dhe në bazë të provave në shkresat e lëndës, ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit veç e veç e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen”, thuhet në komunikatë.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore. Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet më tej në komunikatë.