Lajme

Rasti i 11 vjeçares – Prokuroria identifikoi 6 të dyshuarit për trafikim përmes telefonit të viktimës

09/05/2022 10:06
nga:G B

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie lidhur me veprimet në rastin e 11 vjeçares.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka sqaruar në detaje rastin, duke filluar nga dyshimi për trafikim në qershor të këtij viti dhe rastin e fundit të dhunimit në muajin e kaluar.

“Që nga fillimi në qershor të këtij viti, ka marrë veprime konkrete me të gjitha institucionet. Me 21 qershor e mitura ka dal rreth orës 8, nënë e ka lajmëruar si të zhdukur, prokurori ka autorizuar policinë të marrë veprimet. Të nesër më stacionin policor të veri është gjetur dhe është dërguar në strehimore. Drejtori për trafikim është marrë me këtë rast, pasi kemi pasur dyshime se e njëjta është shfrytëzuar seksualisht, me 22 qershor është paraqitur kërkesë për trajtim mjekësor. Po të njëjtwn ditë prokurori nga departamenti për të mirë fiziogjenekologjik”.

“Më 23 qershor prokurori ka paraqitur kërkesë për ekzaminim të ADN-së. Hetuesit e kësaj drejtori për sekuestrimin dhe ekzaminim e telefonit të viktimës. Në të njëjtë datë me 24 qershor ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të telefonit”.

“Me 27 qershor është bërë kërkesë të tërhiqen kamerat në motelet ku ka mundur të shkojë e dëmtuara.  Në strehimore ka qëndruar 1 muaj. Në korrik është larguar nga strehimorja me kërkesë të familjes”.

“1 shtator është marrë përgjigje për kemi arritur ti gjemë dhe t’i identifikojmë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast, janë arrestuar 6 persona janë ndalur, vepër penale të dhunimit dhe trafikimit. Tashmë ata gjenden në paraburgim.  Deri me rastin e majtit gusht fillimisht u arrestuan 2, persona. Pas një dite u arrestuan edhe dy persona të dyshuar. Gjithashtu u ndalu edhe personi i pestë”.