Lajme

Rasti i 11-vjeçares, nis seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj dy personave të moshës madhore

12/22/2022 15:37
nga:G B

Tashmë ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj dy personave të moshës madhore, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kameri, dy të akuzuarit kanë dalë para trupit gjykues, këtë të enjte.

RTV Dukagjinit ka sjellë fotografi gjatë fillimit të seancës fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku dy të akuzuarit shihen para trupit gjykues.

Kujtojmë se, më 21 dhjetor Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore, në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.