Viti 2024 nisi me një rast tragjik në Podujevë ku dy të mitur ia morën jetën një 18 vjeçari, e përfundoi me dy të rinj që u vranë në një kafene në qendër të Klinës.
Nuk munguan as rastet e vrasjeve të grave nga burrat e tyre.
Në varrezat e qytetit në Podujevë me 21 janar iu dha lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë.
Kjo ishte një prej vrasjeve më të rënda që u regjistrua qysh në fillim të vitit 2024, ku të akuzuar përfunduan dy të mitur me inicialet A.A dhe E.K.
Ata dyshohet se si rezultat i një sherri të nisur ditë më parë, e kishin rrahur viktimën me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime që në fund i morën jetën.
Më 26 mars, rreth orës 13:53, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia do merrte informacion për të shtëna më armë, ku i plagosur kishte mbetur Naim Berisha.
Por, kjo ngjarje nuk do përfundonte me kaq, pasi në orët e mbrëmjes të po asaj dite do të qëlloheshin me armë dy persona, njëri prej tyre vdiq atë natë kurse viktima e dytë një grua, qytetare e rastit, që po qëndronte në veturë pranë shtëpisë së saj ndërroi jetë një ditë më pas në QKUK.
Aksidentale nuk do ishte rasti i radhës, që gjithashtu pati për viktimë një grua të re në moshë.
Rasti tronditës ku viktimë ishte 21 vjeçarja Erona Cokli, ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku dorasi është ish-bashkëshorti i viktimës, Valon Aliu, që u arrestua e dërgua në mbajtje.
Rasti nxiti reagime të ashpra nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Kurti, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ai Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla të cilët e dënuan aktin.
E pikërisht në atë muaj, deri sa po dënohej vrasja e 21 vjeçares, një vrasje tjetër do trondiste vendin.
Kësaj radhë në Pejë, përsëri nga bashkëshorti në banesën e tyre në rrugën “Bill Clinton” u vra një grua.
Jetën e Gjyljeta Ukellës e morri burri i saj Edmond Lajqi me një plumb në kokë.
I akuzuari, kishte edhe një dënim për dhunë në familje në vitin 2021.
Arsyet ishin mosmarrëveshjet familjare ndërkaq, gjersa i njëjti kishte një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2021.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes në Pejë, kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahej nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani.
Përmes një baneri gjigant, ata kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vriten gratë.
Më 20 gusht, një burrë u vra nga një një grua në Prishtinë.
56 vjeçare, vrau kunatin e saj me të cilin jetonin në një shtëpi, shkaku i problemeve familjare, dhe ishte dorëzuar menjëherë në polici.
I vrarë mbeti edhe një person në lagjen “Aktash” dhe 5 të tjerë të plagosur, shkak si një mosmarrëveshje më herët mes dy grupeve të njohura nga organet e rendit.
Rastet e vrasjeve brenda familjes nuk do të përfundonin me rastin që ndodhi në Kodrën e Trimave, pasi që më 27 tetor u regjistrua një tjetër rast i rëndë.
Vëllai do të vriste vëllain me thikë, në incidentin që ndodhi në rrugën “Tirana” të kryeqytetit .
Policia por edhe familja thanë se nuk i dinë ende arsyet e kësaj vrasje andaj kërkuan që të pritet një raport i organeve të rendit.
Në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me 7 nëntor Sokol Osmani do të ekzekutohej, rast për të cilin u arrestuan Valmir Salihu dhe Florian Mitev nga ky qytet.
Kurse nata e 15 nëntorit do të ishte fatale për dy të rinj në Klinë, që po qëndronin në një kafene në qendër të qytetit.
Rexhep dhe Albison Shlivova, 23 dhe 21-vjeçar, u qëlluan për vdekje nga 19 vjeçari Jon Hoti.
Të gjithë ishin të nga i njëjti fshat, dhe kishin pasur një konfiktë disa ditë më parë para se të ndodhte ngjarja.
Përgjatë vitit 2024, policia bëri angazhime të shtuara në reduktimin e armëve të zjarrit në duart e kosovarëve, por që megjithatë, rezultuan me raste të shumta që përfunduan me fatalitet./Dukagjini/