Lajme

Raste mashtrimi në emër të Fondacionit Frutex & Golden Eagle

12/27/2025 18:45
nga:Y I

Fondacioni Frutex & Golden Eagle është përfshirë në një situatë të pazakontë ditët e fundit.

Persona të panjohur janë paraqitur rrejshëm në emër të Fondacionit Frutex & Golden Eagle dhe në emër të pronarit të kompanisë Frutex LLC, Shaqir Palushi, duke ofruar kinse ndihma humanitare të kushtëzuara me pagesë paraprake.

Sipas informatave të deritanishme, disa organizata janë kontaktuar nga këta persona përmes këtyre numrave të telefonit:

+381 62 9247041

+381 61 1553871

Nga Fondacioni Frutex & Golden Eagle iu është bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre mashtrimeve dhe se çdo rast t’a paraqesin tek organet e sigurisë.

/Gazeta Blic/