Lajme

Rast suksesi në Tiranë, 43-vjeçarja bëhet nënë pas 25 vjetësh

04/25/2023 07:41
nga:Y I

Një tjetër rast suksesi ka qenë ai për një paciente në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se fëmija dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes së mjekëve të këtij Materniteti.

Ky është gëzimi më i madh i jetës për familjen Gjoshi nga Tirana, një dëshirë e shumëpritur prej vitesh.

Falë përkujdesjes së stafit mjekësor në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, operacioni ka shkuar shumë mirë dhe Deoni i vogël gëzon shëndet të plotë.

Manastirliu ka përgëzuar ekipin e mjekëve Dr. Kastriot Dallaku, Dr.Elona Belaj, Dr. Julia Bleta, Dr.Vasilika Cina, Dr.Irald Çela, infermieret Fabiola Ruçi dhe Elona Llupo.