Lajme

Rashiti: Takimi i 18 gushtit ishte kthesë, u insistua nga vet BE për marrëveshje gjithëpërfshirëse

09/28/2022 21:00
nga:Astrit Gashi

Naim Rashiti – Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave, ka thënë se takimi i 18 gushtit në Bruksel mes Kurti dhe Vuciq, ishte takim kthese.

Rashiti në Politiko, ka deklaruar se kjo për shkak se erdhi si insistim i vet Bashkimit Europian për fillimin e një dialogu me qendër marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

“Takimi i 18 gushtit ishte një takim kthese, sepse për herë të parë u insistua për fillimin e një dialogu me marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe vet nga BE-ja. Kjo është kthesa që është bërë për Kosovën”, ka thënë ai.