Lajme

Rashiti me paralajmërim të fortë: Ndërkombëtarët do të kenë kritika për procesin e numërimit të votave

03/10/2025 12:13
nga:Genita C

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka theksuar se, përkundër një dite të mirë zgjedhore dhe sjelljes dinjitoze të votuesve, procesi zgjedhor ka pësuar dëme për shkak të disa aspekteve problematike, raporton GazetaBlic.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje votimin në ambasada, votimin me postë dhe procesin e numerimit si faktorë që kanë ndikuar negativisht në transparencën dhe saktësinë e zgjedhjeve.

Rashiti është i shqetësuar se, ndërsa ka pasur vlerësime pozitive nga vëzhguesit ndërkombëtarë për ditën e zgjedhjeve, këto do të zbehen për shkak të kritikave të mundshme për manipulimet gjatë procesit të numërimit të votave.