Lajme

Rashiti i bindur: Procesi i vizave po përmbyllet, pas 6 viteve nga mundësia e humbur

09/28/2022 22:11
nga:Astrit Gashi

Procesi i liberalizimit të vizave po bëhet këtë vit, pas gjashtë vite të mundësisë së humbur.

Këtë e ka thënë Naim Rashiti në Politiko, teksa ka kritikuar opozitëne kaluar dhe pushtetin e asaj kohe që nuk e shtynë procesinë përpara.

‘Po bëhen vizat. Procesi i vizave po përmbyllet. Gjëja më e bukur është që Qeveria nuk po i frynë kësaj. Vizat po bëhen gjashtë vite pas mundësisë së humbur, kjo është më e rëndësishme. Dhe në këtë mundësi të humbur, opozita e qeveria e kaluar që i ka pas numrat e nuk e shtynte procesin përpara. Janë humbur gjashtë vite, dhe humbje tjera që do t’i flasim herave tjera”, tha Rashiti në Politiko.