Lajme

Rashit Qalaj: Policia po punon në kushte të rënda, është momenti që Qeveria të reflektojë

10/30/2022 11:04
nga:G B

Paga që kanë policët e Kosovës, sipas Zeqirit nuk po i përmbush nevojat në familje.

E me këtë, po pajtohet edhe Rashit Qalaj, i cili thotë që Qeveria duhet ta marrë seriozisht çështjen e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës që nga fillimi është pa sigurime shëndetësore, pa siguri jetësore, pa shujtë, me kushte të këqija, me kushte të rënda, dhe është momenti që Qeveria të trajtojë policinë siç duhet. Meqenëse me të vërtetë po punojnë me kushte të vështira, me kushte të rënda, me operacione të komplikuara, dhe nuk është lehtë të jesh në uniformë, dhe faktikisht mungojnë gjërat bazike të mirëqenies”, deklaroi Qalaj për Front Online.

Front Online ka dërguar pyetje drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Zyrtarët policor ende nuk kanë sigurim shëndetësor ani pse ka vite që kjo temë trajtohet nga institucionet kompetente.