Lajme

Rashiqi aprovon nga jashtë themelimin e grupit punues për strategjinë për korrigjimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10/14/2026 11:02
nga:G B

Ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk ishte sot në mbledhjen e Qeverisë.

Megjithatë, Rashiq i tha Gazetës Express se vendimi për themelimin e një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, u bë edhe me aprovimin e tij.

“Unë nuk isha në mbledhje. Jam në udhëtim. Por e kanë miratuar besoj”, tha ai.

I pyetur nëse zëvendësministri e ka pasur miratimin e tij për të votuar pro këtij vendimi, Rashiq tha: “Po, besoj që po”.