Lajme

Rashiq: Po ndihem keq që vij 29 herë pa rezultate

06/09/2025 11:10
nga:G B

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se po i vjen keq që 29 herë po vjen në Kuvend, por pa ndonjë rezultat.

“Besoj se komuniteti shqiptar e kanë më shumë përgjegjësi, sesa ne që jemi pakicë këtu.Unë vet po ndihem keq që po vij që 29 herë pa kurrfarë rezultati”, u shpreh ai.