Lajme

Rashiq për takimin në Ambasadën amerikane: Nuk jam pajtuar me qëndrimet e Listës Serbe

02/01/2023 15:36
nga:Genita C

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq ka thënë se nuk është i vërtetë pretendimi i Listës Serbe se në takimin e së martës në Ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të gjithë serbët e përfshirë në diskutim kanë qenë të një zëri.

“Në atë takim pikërisht brenda serbëve kanë qenë diskutimet më të mëdha dhe unë nuk jam pajtuar me qëndrimet e Listës Serbe”, tha ai në një konferencë për media.

Ndërkohë, i pyetur se a posedon qeveria ndonjë statut për Asoaciacionin për të cilin para disa vitesh ka qenë i formuar një grup menaxhues i udhëhequr nga Vinka Radosavljeviq, Rashiq është shprehur shumë i çuditur duke thënë se për herë të parë po dëgjon për këtë.