Skuadra e Galatasarayt nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e vlefshme në raundin e 31-të në Superligën e Turqisë.
Ekipi ku luan kosovar, Milot Rashica barazoi 3 me 3 ndaj Karagumruk, aty ku luan edhe Ibrahim Dresevic.
Përmes rrjeteve sociale, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka bërë një shkrim. Ai thotë se do të luftojë deri në fund për titull kampion.
“Ne do të luftojmë deri në fund së bashku”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.
Milot Rashica luajti gjithë ndeshjen, por skuadra e tij bëri një lëshim në luftë për titull kampion. Tani Galata ka 70 pikë në pozitën e parë, vetëm shtatë më shumë se Fenerbahce, që ka një ndeshje më pak.
We will fight till the end TOGETHER??♥️ @GalatasaraySK pic.twitter.com/gXnKRIq1SF
— Milotrashica (@milotrashica) April 23, 2023


