Sporti

Rashica: Dominuam në të gjitha aspektet, por nuk i shfrytëzuam rastet para portës

10/13/2021 00:22
nga:E K

Kosova ka pësuar humbje 0-1 në shtëpi nga Gjeorgjia.

Pas ndeshjes në intervistë për RTK, Milot Rashica ka thënë se Kosova ka dominuar në të gjitha aspektet ndeshjen.

“Rashica e nisëm lojën shumë mirë dominuam në të gjitha aspektet, por astet që po i kemi para golës nuk po i shfrytëzojmë dhe ato po na kushtojnë”.

“Duhet të punojmë shume dhe të kërkojmë suksese në ndeshjet e radhës dhe në kualifikimet tjera”.

“Kemi luajtur me kundërsulme të mira, por po na mungon pasimi i fundir, po krijojmë raste por aty ku po duhet nuk po jemi në momentin e duhur”.

“Disponimi është i keq, pasi duam të fitojmë sa më shumë pikë dhe ti gëzojmë këta tifozë që po na përkrahin në numër shumë të madh si sonte ashtu edhe në Suedi në ndeshjen e kaluar”.

“Ndeshjen ndaj Greqisë duhet ta përdorim si pikë kthimi, duhet ti shfrytëzojmë rastet dhe të jemi më efekiv në sulm”, përfundoi Milot Rashica.