Lamine Yamal ishte një nga personazhet kryesorë në fitoren e Barcelonës në El Clasico dhe mori shumë lëvdata për performancën e tij kundër Real Madridit.
Një nga ata që nuk hezitoi ta lavdëronte lojtarin e talentuar të Barçës ishte Marcus Rashford.
Rashford është i huazuar te Aston Villa nga Manchester United deri në fund të sezonit dhe ka spekulime në media për transferimin e tij të mundshëm në ekipin katalanas.
Lojtari ndërkombëtar anglez komentoi në postimin që ylli i ri i Barçës postoi në Instagram pas ndeshjes me: “Mbreti i Ri”.
/GazetaBlic Sport


