Sulmuesi Marcus Rashford përdori rrjetet sociale për t’i dhënë fund thashethemeve të ditëve të fundit, me shtypin anglez që flet për pakënaqësinë e lojtarëve të shumtë në skuadrën e Manchester United.
Ai tha se lajmet që pretenedojnë se ka pakënaqësi brenda klubit janë tërësisht të pavërteta, transmeton GazetaBlic Sport.
“E gjithë skuadra është e zhgënjyer me ndeshjet e fundit por edhe më shumë me lajmet që vënë në pikëpyetje angazhimin tonë, jo vetëm ndaj trajnerit dhe ekipit teknik, por edhe ndaj klubit. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të dy dhe mendoj vetëm të përmirësohem. Nuk jam i pakënaqur dhe as i mërzitur, thjesht jam i zhgënjyer me paraqitjet e mia kohët e fundit sepse jam kritiku im më i madh”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


