Sporti

Rashford nuk e përjashton mundësinë e rikthimit tek Man United

04/23/2025 13:51
nga:Lorik J

Marcus Rashford po i mban të hapura të gjitha opsionet në lidhje me të ardhmen e tij, duke përfshirë mundësinë për të mbetur në Manchester United, raporton Sky Sports.

Kjo përkundër një huazimi të fortë në Aston Villa, ku 27-vjeçari ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij në janar.

Deri më tani, ai ka kontribuar me 2 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat për skuadrën e Unai Emery.

Ndërsa Aston Villa raportohet se është e interesuar për një marrëveshje të përhershme, Rashford nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në United, duke e lënë derën e hapur për diskutime këtë verë.

/GazetaBlic Spor