Sporti

Rashford mohon zërat se i ka vendosur kushte Manchester United për rinovimin e kontratës: “Është absurditet i plotë”

03/30/2023 12:07
nga:E K

Marcus Rashford ka mohuar raportet për disa kërkesa që ai do t’i bënte Manchester United për një rinovim të kontratës.

Thashethemet kanë qarkulluar rreth sulmuesit, kontrata e të cilit skadon në 2024, se ai do të kishte kërkuar 500,000 £ në javë për të qëndruar me Djajtë e Kuq, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari vendosi të ndërhyjë personalisht dhe ta mohojë përmes një postimi në Twitter: “Është absurditet i plotë. Ka respekt të ndërsjellë me klubin dhe kështu do të mbetet. Qëllimi im është thjesht të përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme në ligë dhe të fitoj trofe”.

/GazetaBlic Sport/