Marcus Rashford, i cili shënoi një nga golat e Manchester United, mbeti i zhgënjyer me barazimin e regjistruar këtë të enjte, në terrenin e Barcelonës (2-2).
“Duket sikur humbëm. Bëmë mirë pasi arritëm ta kthenim rezultatin. Në pjesën e parë Barcelona ishte pak më mirë. Ishim të qetë, nuk e humbëm qetësinë dhe patëm mundësi. Në pjesën e dytë shënuam dy gola radhazi, por Barcelona është një skuadër e fortë, me lojtarë të mirë dhe ia dolën të barazonin”, tha sulmuesi duke folur për BT Sport, përcjell GazetaBlic Sport.
Për golin që shënoi kundër Barçës: “Këndi ishte i vështirë, por vendosa që do të gjuaja dhe isha me fat”.
Rashford tani ka 22 gola për United këtë sezon, që barazohet me rekordin e tij më të mirë, të arritur në 2019-2020.
/GazetaBlic Sport/


