Sporti

Rashford demanton raportimet e fundit: Nuk kam kërkuar dyfishimin e pagës

03/29/2023 21:56
nga:Mergim Rreci

Marcus Rashford ka mohuar të kërkojë një pagë prej 500,000 £ (568,000 euro) në javë për të rinovuar kontratën e tij me Manchester United.

“Para se të fillojë kjo! Nuk ka kuptim. Klubi dhe unë kemi respekt të ndërsjellë dhe kështu do të vazhdojë. Fokusi im është vetëm të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitoj trofe”, ka shkruar sulmuesi në Instagram, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi anglez, i cili aktualisht fiton 228 mijë euro në javë, ka një kontratë me Man. United deri në vitin 2024 dhe klubi anglez po përpiqet të zgjasë marrëveshjen.

/GazetaBlic Sport/