Sporti

Raportohet se PSG është në rrugë të mirë për të siguruar shërbimet e Bernardo Silvës

08/03/2022 17:51
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Paris Saint-Germain po monitoron situatën e Bernardo Silvës.

Luís Campos dëshiron ta sjellë portugezin tek skuadra franceze, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Le10 Sport, edhe pse emri i Bernardo Silvës po lidhet me Barcelonën, klubi spanjoll ende nuk ka arritur ta nënshkruajë atë, pasi dyshohet se ai është i varur nga transferimi i Frenkie de Jong, i cili është duke u negociuar me Manchester United dhe Chelsea.

Luís Campos ka një marrëdhënie të mirë me anësorin portugez dhe agjentin e tij, Jorge Mendes, kështu që ai mund të ketë një avantazh ndaj klubit katalanas.

/GazetaBlic Sport/