Lajme

Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU: Po analizojmë, vendimi për urdhëresat tarifore publikohet më 31 dhjetor

12/12/2025 15:51
nga:N K

Rritja e tarifave të rrymës tashmë është bërë normale në vitet e fundit.

Por, qytetarëve të Kosovës mund t’ju shtohet edhe një barrë ekonomike në vitin 2026, transmeton.

Çmimi i tarifave të ujësjellësit pritet të shtrenjtohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në një përgjigje për lajmi.net, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka thënë se janë në shqyrtim të aplikacioneve tarifore.

“Lidhur me pyetjen tuaj për përqindjen apo lartësinë e rritjes së tarifave për KRU-të, ju njoftojmë se ARRU është aktualisht në proces të analizës dhe shqyrtimit të aplikacioneve tarifore. Në momentin kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve tarifore përfundon, ARRU do të nxjerrë Vendim për Urdhëresat Tarifore për periudhën 2026-2028, të cilat do të jenë gati dhe do të publikohet më 31 dhjetor 2025.“, thuhet në përgjigjen e ARRU.

Ende nuk dihet se sa mund të jetë rritja e tarifave, por siç po raportohet mund të shkoj deri në 40 për qind. Me 31 dhjetor ARRU do të dal me një vendim për rritjen e tarifave.