Raportohet se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sonte me vendim të kryesisë i dha fund koalicionit me Faton Pecin në Mitrovicë.
“Mitropol” mëson se ky zhvillim vie pas zyrtarizimit të Gazmend Asllanit në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport krye më vete nga Faton Peci, pasinga LDK emri i Asllanit nuk ishte dërguar si propozim.
Ky duket të jetë koalicioni më jetëshkurtër në politikën mitrovicase, pas afro 1 muaji bashkëpunim.
Vendimi u mor në mbledhjen e sontme ku morën pjesë e gjithë kryesia, shkruan Mitropol.


