Raportohet se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë duke zhvilluar një tjetër takim mbrëmjen e sotme.
Takimi thuhet se po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e tij është edhe ish-presidentja, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas atij të së mërkurës, kur Kurti dhe Abdixhiku u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.
Në lidhje për raportimet për takimin e sotëm, Gazeta Blic ka tentuar të marrë përgjigje nga të dyja partitë, por deri në këto momente nuk ka marr përgjigje.


