Lajme

Raportohet se granti i vëllait të Fitore Pacollit është anuluar

11/25/2024 16:08
nga:G C

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ia ka anuluar grantin prej 100 mijë eurosh Blerim Pacollit, vëllait të deputetës së VV-së, Fitore Pacollit.

Kështu të pakten raporton Periskopi i cili i ka siguruar edhe dokumentin.

Aty thuhet se vendimi është marrë më 22 nëntor.

Po ashtu raportohet se granti iu anulua edhe këshilltarit të jashtëm të ministrit Faton Peci, Naim Huruglicës.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për ta konfirmuar një zhvillim të tillë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

Dhënia e këtyre granteve kishte bërë goxha bujë, duke akuzuar të parin e MBPZHR-së për ndikim në dhënien e këtyre granteve.

Grant kishte përfituar edhe daja i Fitore Pacollit, Sylejman Islami, por të njëjtit iu kishte anuluar ditë më parë.