Sporti

Raportohet se goma e Lamborghinit që drejtonte Jota shpërtheu gjatë një tejkalimi

07/03/2025 11:03
nga:Lorik J

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit rrugor në Zamoras, me vlerësimet fillestare që sugjerojnë një gomë të shpërthyer.

Autoritetet spanjolle po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit rrugor që la të vdekur Diogo Jota dhe vëllain e tij Andre.

Sipas asaj që raporton “AS” dhe BBC, dy vëllezërit po drejtonin makinën në autostradën A-52 pranë distriktit administrativ të Palacios de Sanabria në orën 12:30 pas mesnatës.

Pas hetimeve fillestare, vlerësohet se goma e Lamborghinit ka shpërthyer, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të marrë flakë, me Diogon dhe Andre Zotën që nuk kanë pasur kohë të reagojnë.

/GazetaBlic Sport