Lajme

Raportohet se është rekomanduar suspendimi i pesë policëve pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan

07/07/2025 17:26
nga:Genita C

Mediat kosovare raportojnë se Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar pesë policët të përfshirë në vdekjen e 27-vjeçarit pas arrestimit në Lipjan.

Klan Kosova raporton se është rekomanduar supsendimi i pesë policëve, por që nuk është marrë vendimi.

Në anë tjetër, gjatë ditës IPK-ja kanë thënë se në koordinim më Prokurorin e Shtetit do të vlerësojnë dhe hetojnë reagimin policor për këtë rast.