Lajme

Ndalet rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërpriten seancat

10/23/2025 10:18
nga:Y I

Në seancën për 400 kilogramë drogë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pati ndërprerja të energjisë elektrike.

Siç raporton “Nacionale”, gjyqtari i rastit bëri të ditur se do të ketë një pauzë derisa të komunikojnë me KEDS-in, transmeton Klankosova.tv.

Si rrjedhojë e ndërprerjes së rrymës në Pallatin e Drejtësisë, janë ndërprerë edhe seanca të tjera.