Lajme

Raportohet se është hedhur mjet shpërthyes në diskotekën “GATE”

07/21/2025 09:01
nga:Genita C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një mjet shpërthyes është aktivizuar në diskotekën “Gate”, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

Sinjali raporton se brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është raportuar më 21 korrik 2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, ku ndodhet edhe lokali i njohur i natës.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore , të cilat kanë siguruar perimetrin, ndërsa në lokacion kanë dalë hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe njësia e deminimit, që kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, nuk ka persona të lënduar, por lokali ka pësuar dëme materiale nga shpërthimi i mjetit.

GazetaBlic ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në këtë moment nuk ka asnjë detaj nga ta.