Sporti

Raportohet se është dëshirë e Mbappes, PSG kërkon me çdo kusht Bernado Silvan

02/07/2023 13:17
nga:Mergim Rreci

Është një nga telenovelat që premton më shumë episode deri dhe gjatë verës së ardhshme.

Transferimi i Bernardo Silvës është një mision prioritar për Luis Campos, këshilltarin e futbollit të Paris Saint-Germain, duke iu përgjigjur një kërkese të shprehur nga Kylian Mbappe, transmeton GazetaBlic Sport.

Faqja e internetit Le10Sport kujton se PSG-ja u përpoq, verën e kaluar, të negociojë transferimin e Bernardo Silvës, synime që nuk përparuan për shkak se Guardiola nuk e dëshironte largimin e futbollistit në fjalë. Megjithatë, tashmë gjërat duken ndryshe dhe ky transferim mund të jetë i arritshëm.

Bernardo Silva, 28 vjeç, po kryen sezonin e tij të gjashtë në Manchester City, klubi me të cilin është i lidhur edhe për dy sezone e gjysmë të tjera (deri në qershor 2025).

/GazetaBlic Sport/