Lajme

Raportohet rast i dhunës në familje në Fushë Kosovë, nëna kishte mosmarrëveshje me djalin

11/27/2026 11:48
nga:L J

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 nëntor, rreth orës 08:30, kur është raportuar se një grua kishte pasur mosmarrëveshje me djalin e saj.

I dyshuari është mashkull kosovar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa procedurat do të vazhdojnë në rrugë të rregullt.

Raporti 24 orësh i Policisë:

DHUNË Në FAMILJE

· Fushë Kosovë 26.11.2026-08:30. Është raportuar se nëna kishte mosmarrëveshje me djalin e saj të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.