Në kuadër të raportit 24 orësh të policisë janë raportuar dy raste të zhdukjes së femrave.
Njëri rast është raportuar në Obiliq, ku ankuesi mashkull ka deklaruar se vajza e tij e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.
“Obiliq, 20.03.2022-NN. Me datën 21.03.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur , viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciua rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.”
Kurse një rast tjetër është raportuar poashtu nga ankuesi mashkull i cili ka theksuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.”.
Ky rast është raportuar në Gjakovë.


