Lajme

Raportohet për të shtëna me armë para komunës në Zveçan

05/26/2023 13:42
nga:N M

Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Siç raportojnë qytetarët nga pamjet që kanë marrë live shihet se është hedhur gaz si dhe dëgjohen krisma armësh.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.