Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Siç mëson Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave dyshohet se katër persona janë plagosur.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.
Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por te njëjtit kanë arritur të ikin.


