Lajme

Raportohet se një person është hedhur nga banesa në ‘Lagjen e Spitalit’

07/10/2025 21:44
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në lagjen e Spitalit në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ku po raportohet se një person është hedhur nga banesa.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, përfshirë autoambulancën, Policinë e Kosovës dhe ekspertët forenzikë.

“Gazeta Blic” ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin në fjalë dhe është në pritje të përgjigjeve.