Lajme

Raportohet për një shpërthim në Podujevë

09/30/2024 09:13
nga:G B

Një shpërthim raportohet se ka ndodhur në orët e para të së dieles në Podujevë.

Rastin në polici e ka raportuar një burrë.

Sipas policisë lidhur me ngjarjen në fjalë kanë nisur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, rasti në procedurë hetimore.