Lajme

Raportohet për një rast të rëndë në afërsi të Preshevës, tetovari plagos një grua

03/08/2024 07:56
nga:N K

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë një grua në pikë pagesën në afërsi të Preshevës, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave atje, gruaja që u plagos është “duke luftuar për jetën e saj” dhe se “për gjendjen e saj është herët të jepet një parashikim”, shkruan Blic.

Ndërsa në bazë të informacioneve që transmeton Novosti, viktima është nga Serbia dhe është në moshë të re.

Rrethanat dhe motivet janë akoma të paqarta.