Gazetarja Beatrisa Culaj ka folur për një rast ngacmimi në një shkollë të Gjilanit.
Ajo në emisionin “Kosova today”, ka shfaqur videon në të cilën ka folur me një nxënëse e cila ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.
Vajza në fjalë është e mitur dhe është në klasën e 11-të.
“Prej që ka ndodhur ngjarja e ka marr vesh fillimisht nëna e vajzës e më pas daja. Babai i saj jeton në Gjermani dhe e ka kuptuar më vonë”, tha gazetarja Culaj për Klankosova.
Ndërkohë, aktivistja Neri Ferizi, u ka bërë thirrje prindërve që t’i përkrahin vajzat në raste të ngacmimeve seksuale në mënyrë që ato ta kenë guximin dhe të flasin për këtë fenomen.
“Duhet të jemi të zëshëm për këtë fenomene sepse po e vërejmë në çfarë gjendje jemi. Kemi të bëjmë me të mitura, me pedofila. Prandaj ne potencojmë që gratë nuk janë të sigurta qoftë në hapësira publike apo private, qoftë në Institucione të tilla si shkolla. Ju bëj thirrje prindërve me qenë të lirë me vajzat e tyre”, tha ajo.
Ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar rrëfimin e të mitures e cila është ngacmuar seksualisht në shkollë./Klankosova/