Lajme

Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran

09/24/2024 22:13
nga:G B

Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran.

Deri më tani nuk dihet se cili është bilanci i këtij aksidenti.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga Drenica Online.