Lajme

Raportohet për kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës

06/16/2022 17:58
nga:Genita C

Raportohet se ka një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës.

Kështu shkruan Express duke u thirrur në burime brenda aeroportit.

Mediumi shkruan se Policia e Kosovës ka pranuar informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

GazetaBlic ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij lajmi s’ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se sot në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

Më 24 maj, një kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rrejshëm.