Lajme

Raportohet për gjuajtje me armë te Bregu i Diellit në Prishtinë, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

06/13/2024 22:13
nga:Genita C

Mbrëmjen e sotme në Bregun e Diellit në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh.

Siç bëhet e ditur nga mediat, gjuajtja me armë ka ndodhur mes dy grupeve, derisa ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.

Ndërkohë, redaksia e GazetaBlic ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë përgjigje