Lajme

Raportohet për gjuajtje me armë në ‘Tophane’ në Prishtinë

09/17/2025 22:43
nga:Y I

Një gjuajtje me armë raportohet të ketë ndodhur në lagjen ‘Tophane’ në kryeqytet.

Në pamjet shihet se policia e ka caktuar perimetrin e sigurisë, ndërsa nuk dihet për të lënduar.

“Gazeta Blic” ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës dhe është në prirje të një konfirmimi zyrtar.

PAMJE: