Lajme

Raportohet për aksident në Fushë Kosovë, treni godet veturën

02/23/2025 14:37
nga:Genita C

Një veturë është goditur nga treni në Fushë Kosovë.

Nga fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet po ashtu se vetura ishte e parkuar, derisa nuk dihet për të lënduar.

GazetaBlic ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por të njejtit ende nuk kanë dhënë asnjë detaj.