Lajme

Raportohet i zhdukur në Ferizaj një shtetas i Shqipërisë, policia jep detaje

01/23/2026 09:00
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë është raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se ai është larguar nga aty më 21 janar dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, rasti është nën hetim.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është larguar nga lokacioni i lartcekur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin e Policisë.