Lajme

Raportohet e zhdukur një grua në Mitrovicë

09/17/2025 08:54
nga:N K

Një grua raportohet e zhdukur në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima është zhdukur nga e hëna.

“Fsh. Kçiq i Madh, Mitrovicë Jugu 15.09.2025 – 10:00. Më 16.09.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.