Lajme

Raportohen tre raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

01/27/2025 10:06
nga:N K

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, shkruan GazetaBlic.

Në raportin policorë thuhet se rastet kanë ndodhur një në rajonin e Prishtinës, një në rajonin e Ferizajit, si dhe një në rajonin e Pejës.

Në rastin e parë, dy burra dhe një grua pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes vete.

Të njejtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Prishtinë / 26.01.2025 – 15:00. Dy të dyshuarit  një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

Ndërsa, në rastin e  dytë, një person në Ferizaj ka rrahur një tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 26.01.2025 – 16:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policorë.

Tutje, në rastin e tretë, dyshohet se një burrë në Klinë pas një mosmarrëveshje verbale ka rrahur një grua.

Si dhe, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Klinë / 26.01.2025 – 12:40.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e PK-së.