Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar ndaj raportimeve që flasin për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike gjatë muajve dhjetor dhe janar.
ZRRE ka sqaruar se tarifat aktuale të energjisë elektrike mbesin në fuqi deri më 31 mars 2026, sipas vendimit tarifor të miratuar, duke theksuar se nuk ka ndryshime të planifikuara për këtë periudhë.
“Zyra e Rregullatorit për Energji është në dijeni të deklarimeve publike për një ngritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor/janar. Për të shmangur keqkuptimet, duhet theksuar qartë se tarifat aktuale janë në fuqi deri më 31 mars 2026, ashtu siç përcaktohet në vendimin tarifor të miratuar nga ZRRE-ja”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për GazetaBlic.


